Në prangat e policisë, një ditë më parë ka rënë shefi i komisariatit të Kurbinit Dritan Metaj, pasi u zbulua se ishte pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës.
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me këtë rast, duke zbuluar rolin e tij në këtë grup.
Mësohet se Metaj ka pasur rolin e transportuesit të anëtarëve kriminalë, mes tyre edhe baronin e drogës Gëzim Çelaj, duke shfrytëzuar postin e tij si komisar policie për t’i lëvizur pa i kontrolluar dhe dyshuar askush tek ata.
Veprimtaria kriminale është arritur të dokumentohet me prova të pakundërshtueshme nga SPAK, përmes një numri të lartë të celularëve të sekuestruar në operacionin “Flakë në Det” të organizuar në muajin gusht, mes të cilit janë gjetur biseda të shumta të Metajt me Gëzim Çelajn dhe 2 të tjerët të shpallur në kërkim.
Kujtojmë se në kërkim është Gëzim Çela, Arben Dalipaj dhe Roland Guxo, ndaj të cilëve është lëshuar urdhërarrest nga SPAK.