Hidhet nga kati i katërt i banesës 22-vjeçari në Tiranë

Një 22 vjeçar, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor është hedhur nga kati i katërt i banesës.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, 8 tetor, rreth orës 12:45, në Allias.

Si pasojë shtetasi E. O., 22 vjeç është dëmtuar, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 08.10.2023, rreth orës 12:45, në Allias, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së tij shtetasi E. O., 22 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Si pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Albeu.com

 


Shtuar 8.10.2023 13:33