E rëndë, 29-vjeçari në Pogradec hidhet nga kati i dytë, humb jetën rrugës për në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pogradec, ku një 29-vjeçar është hedhur nga kati i dytë i banesës.

29-vjeçari M.M është hedhur nga kati i dytë i banesës, dhe ka humbur jetën gjatë transporti për në spital.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 5.10.2023 20:13