Ekzekutimi në Shkodër, motra e 25 vjeçarit shpërthen në lot dhe britma mbi trupin e të ndjerit (VIDEO)

Një vrasje me armë zjarri tronditi mesnatën e djeshme qytetin e Shkodrës. Ngjarja ndodhi në fshatin Bardhaj ku u ekzekutua me breshëri kallashnikovi 25 vjeçari Emiljano Ndou.

Mësohet se 25-vjeçari është vrarë nga fqinji i tij Mark Kodra 47-vjeç pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa i riu po kthehej nga motra e tij në afërsi të një kalçetoje në fshat. Në momentin që kanë marrë vesh lajmin e rëndë, familjarët e të riut kanë shkuar me urgjencë në vendngjarje, ku kanë mbetur të tronditur nga humbja e njeriut të dashur.

E motra në lot, dëgjohet teksa u lutet efektivëve të policisë që ta lejojnë që të futet për të parë vëllanë. “A ban me e pa? O Zot, o Zot…” dëgjon britmat e motrës së viktimës mes lotëve.


Shtuar 29.05.2021 08:25