Më në fund riktheheni në rrugën e duhur! Tetori do të jetë muaj i këtyre 3 shenjave

Çdo muaj ka të mirat dhe të këqijat e tij sigurisht, megjithatë, meqë po flasim për shenjat e Horoskopit, ka ngjarje astrologjike që në mënyrë të pashmangshme ndikojnë tek ne me energjinë e tyre dhe ca muaj i bëjnë shumë të mirë e ca të tjerë jo edhe aq. Tani, që jemi një “frymë” përpara Hënës së Plotë te Dashim humori i ditëve është “i rëndë”, me bagazhe të mëdha emocionale, teksa priten edhe zhgënjime e tensione.

Gjithsesi, nëse bëni pak durim, tetori nuk është larg dhe pas kalimit të Hënës së Plotë, gjërat do të përmirësohen ndjeshëm, sidomos për disa shenja. Në fakt jo vetëm që do të përmirësohen, por do të gjejnë sërish ritmet e tyre dhe do të kenë zhvillime të këndshme, cka do e kthejnë këtë muajin në të shkëlqyer!

Cilat janë këto shenja? I shohim bashkë:

Binjakët

Tetori fillon me ngjarje pozitive astrologjike për Binjakët, pasi sundimtari i tyre Mërkuri më në fund do të rikthehet në rrugën e duhur në datën 2 dhe do t’jua lehtësojë jetën e përditshme, duke i dhënë fund keqkuptimeve, konfuzioneve e mosmarrëveshjeve. Në pjesën më të madhe të muajit, të paktën deri në datën 22, do ta keni fatin në anën tuaj në çdo gjë që dëshironi të bëni, pasi fillon periudha ku Afërdita dhe Dielli u takohen në shenjën tuaj “mike”, Peshoren. Tetori do të jetë në shumë nivele argëtues, plotësues dhe plot energji, gjë që ju mungon në këtë kohë.

Peshorja

Muaji fillon me Afërditën në shenjën tuaj që kundërshton Jupiterin në Dash, duke vënë një theks të veçantë si në dashuri ashtu edhe në jetën shoqërore. Është gjithashtu muaji i ditëlindjes suaj, kështu që do të jeni në qendër të vëmendjes dhe do të kërkoni momente të mira me njerëzit e afërt. Rruga e drejtpërdrejtë e Mërkurit nga data 2 do t’ju ndihmojë të mendoni më qartë gjatë muajit, pasi ka qenë retrograde për kaq shumë kohë. Deri në datën 22 Dielli dhe Afërdita do t’i bashkohen shenjës suaj, duke e bërë ditëlindjen e këtij viti të veçantë dhe duke krijuar një kontekst më të këndshëm dhe më të kënaqshëm në jetën e përditshme. Kjo është edhe periudha e muajit që duhet të përfitoni plotësisht, pasi pengesat apo vështirësitë do jenë më të pakta dhe më të menaxhueshme.

Ujori

Tetori vjen me premtime të mëdha, të paktën deri në 22, po ashtu edhe me favorizime për marrëdhënie, perspektivë më të mirë në çështjet e studimeve, udhëtimeve dhe planeve profesionale. Muaji fillon me kundërshtimin Afërditë-Jupiter, i cili ndihmon për të hapur rrethin tuaj shoqëror dhe miqësor, për të bërë njohje të reja, romantike apo miqësore. Më datë 2 Mërkuri më në fund kthehet në rrugën e duhur dhe ju ndihmon të kapërceni disa përvoja të vështira. Gjithashtu në datën 23, Dielli dhe Afërdita kalojnë te Akrepi, duke vënë theksin këtu në sektorin e karrierës dhe do të mendoni më shumë për reputacionin tuaj, si dhe për pozicionin tuaj profesional.


Shtuar 3.10.2023 16:03