Nga një qershori do të hiqen maskat në ambient të hapur, por ora policore do të ngelet në fuqi. Qytetarët do të mund ta pijnë kafen me një rreth më të gjerë shoqëror nëpër tavolina do të mund të ulen nga gjashtë persona. Ndeshjet sportive mund të luhen me publik, ku mund të mbushet vetëm 30% e kapacitetit të plotë të sallava apo fushave ku luhet e njëjta. Këto rekomandime i ka dhënë komisioni për sëmundje infektive dhe pritet që të njëjtat t’i miratojë edhe Qeveria, që të mund të hyjnë në fuqi.
“Komisioni ishte i qëndrimit se mundet të lejohet lehtësim shtesë i masave restriktive. Në këtë drejtim, maskat të mos jenë më të detyrueshme në ambient të hapur, të mos vlejë ndalesa për grupime, ndërsa në formë propozimi është që qytetarët nëse grupohen të kenë parasysh se maska është mbrojtje e shëndetit të tyre. Lejohen festat dhe organimet, si dasmat, në numër masimal deri në 100 të pranishëm në ambient të hapur dhe kapaciteti të mos jetë i plotësuar më shumë se 50% nga kapaciteti i tërsishëm i hapësirës ku organizohet.” – Deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Përfundimisht do të lejohet organizimi i ahengjeve më të mëdha. Dasmat mund të festohen në restorante ose ambiente të hapura me maksimum 100 mysafirë dhe me muzikë.
“Kjo domethënë që të organizohen dasmat me muzikë, ndoshta kemi harruar ta bashkangjesim si informacion në komunikatë, numri i mysafirëve në tavolinë në të gjitha objektet gastronomke, jo vetëm për organizimin e këtyre festave rritet në gjashtë. Ne këtë javë do të punojmë dhe pas kësaj do të sjellim protokolle të përshtatshme që do të vlejnë pas 10 apo 15 qershprit. Me organizatorët e eventeve, koncerteve dhe ngjarjeve, sepse këtu ka disa specifika dhe ne i punojmë sëbashku, kështu që sërish do t’i përpunojmë bashkë. “ – Deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Përndryshe në 24 orët e fundit janë shënuar 50 raste të reja me Covid-19, ndërkaq 18 persona e kanë humbur betejën me këtë virus. Deri dje janë vaksinuar gjithsej 231.014 qytetarë, prej të cilëve 59.815 me nga dy doza.