Një aksident i rëndë është shënuar në kryeqytet mëngjesin e sotëm, 3 tetor.
Albeu.com mëson se një makinë tip “ML” ka përplasur një person që udhëtonte me motor.
Si pasojë drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur dhe nga informacionet paraprake bëhet me dije se është në gjendje të rëndë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:50, pranë “Vasil Shantos”.
Në fotot e siguruara nga Albeu.com shihet se në vendin e ngjarjes nuk ka mbërritur as policia dhe as ambulanca.
Janë qytetarët e rastësishëm ata që po i japin ndihëm e parë të plagosurit./Albeu.com.