Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona pas një sherri të ndodhur në abimentet e QSUT-së.
Bëhet me dije se dy persona kanë goditur me grushte dy të tjerë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit: Z. N., 34 vjeç, dhe A. B., 34 vjeç, pasi për motive të dobëta, në spitalin “Nënë Tereza”, kanë goditur me grushte shtetasit E. B., dhe A. R.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./Albeu.com/