Një aksident mësohet se ka ndodhur sot tek “Ura e Tabakëve” në Tiranë.
Një automjet me shpejtësi të lartë ka dalë nga rruga dhe ka rrezikuar jetën e dy kalimtarëve.
Fatmirësisht, një pemë ka shpëtuar jo vetëm kalimtarët, por edhe drejtuesin e automjetit i cili me shumë gjasa do të përfundonte në lumin Lanë.