I moshuari shqiptar gjendet i plagosur pranë kalit të ngrodhur, çfarë dyshon policia greke

Një 69-vjeçar shqiptar është gjetur i plagosur rëndë pranë kalit të tij të ngordhur në brigjet e lumit Achelou në Mesopyrgos, Greqi pasditen e së shtunës.

Sipas asaj që transmetojnë mediat greke, i moshuari shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë nga një armë gjahu.

Në vijim të hetimeve për zbardhjen e ngjarjes, autoritetet greke kanë arrestuar një 66-vjeçar në zonën e Artës. Ai akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, shkelje e legjislacionit për vrasjen e kafshëve dhe legjislacioni për armët.

Fshatarët e zonës e përshkruajnë 69-vjeçarin shqiptar si një burrë të qetë, i cili ishte zhvendosur disa vite më parë në Mesopyrgos të Artës dhe punonte si punëtor toke atje.

69-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet në spital.


Shtuar 26.09.2023 21:14