Filmi i shumëpritur “Në Kuadër të Dashurisë”, me protagonistë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari do të shfaqet më 10 tetor 2023.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Top Channel.
Filmi flet për një çift të martuar prej vitesh që vendosin t’i japin fund lidhjes së tyre pa kuptuar implikimet e familjeve të tyre në këtë ndarje.
Vendimi për t’u ndarë do i bëjë ata të njohin kufijtë e njërit-tjetrit dhe të njerëzve të tyre të dashur në situata plot humor dhe dashuri. Sepse kur dashuria është akoma aty, asgjë nuk është e pamundur./Albeu.com