Mesfushori anglez, Jude Bellingham ia siguroi fitoren Real Madridin në ndeshjen e parë të grupeve në Ligën e Kampionëve ndaj Union Berlinit dhe ndihet i lumtur që luan me klubin mbretëror.
Real Madridi triumfoi me rezultat 1-0 ndaj Union Berlinit në Santiago Bernabeu, me golin e vetëm të shënuar nga Bellingham në minutat shtesë.
Pas fitores dramatike ka folur vetë Bellingham, i cili ishte shumë i lumtur me golin, por edhe që luan me një klub kaq të madh.
“Nuk do të gënjej, do të preferoja të shënoja në minutat shtesë më shumë sesa në të 15-tën, edhe nëse mund ta lodhë zemrën dhe zemrat e fansave. Është gjithmonë mirë të shënosh vonë sepse zakonisht vendos lojën”, ka thënë fillimisht Bellingham.