Rusët të indinjuar me Ramën në OKB: Pse i jepni fjalën para Zelenskyt?

Anëtarët e delegacionit rus në Këshillin e Sigurimit në OKB, u shprehën të indinjuar gjatë mbledhjes së drejtuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, se përse ai i dha fjalën të parit Presidentit të Ukrainës, Volodymir Zelensky, dhe pse ka ftuar në mbledhje MInistrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut.

Menjëherë pas fjalës hyrëse të Ramës, delegatët rusë kanë reaguar me nota proteste, pasi sipas tyre nuk ëhstë e drejtë që në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, Zelensky të flasë para tyre.

Zoti President, u nxituat të thoni, pra u vendos. Kemi dy pyetje. Së pari, e mbi të gjitha, duam t’iu pyesim, mbi ç’bazë propozoni që t’i jepni presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, fjalës përpara se të flasin anëtarët e Këshillit të Sigurimit, shumica prej të cilëve, përfaqëson po kështu në nivel të krerëve të shteteve dhe qeverive. Pyetja e dytë që sdua të bëj, me ç’bazë ftoni ju ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, në takimin e sotmë, në cilësinë e kryetarit të OSBE-së”, theksoi ai.


Shtuar 20.09.2023 17:24