Aksidenti në Kurbin, ndërron jetë rrugës për në spital 32-vjeçarja

Nuk ia ka dalë 32-vjeçarja e cila u aksidentua mëngjesin e sotëm në Kurbin.

32-vjeçarja M.M humbi kontrollin e makinës dh era në kanalin anësor të rrugës i cili ishte i mbushur me ujë.

Ajo u transportua me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, por humbi jetën rrugës për në spital.

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 07:35, në aksin rrugor Mbikalimi i Patokut-Laç, shtetasja M. M. 32 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit  dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin anësor të rrugës i cili ishte i mbushur me ujë.

Drejtuesja e automjetit është transportuar për në Spitalin e Traumes Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore, por rrugës  ka humbur jetën.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Albeu.com/


Shtuar 20.09.2023 09:26