Aksident në aksin Lin-Pogradec, motori me turistë përplaset me kamionçinë

Një aksident automobilistik është regjistruar pak momente më parë në aksin nacional Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Piskupat.

Mësohet se në aksident janë përfshirë një kamionçinë dhe një motomjet, dhe për pasojë ka mbetur e plagosur drejtuesja e këtij të fundit, një shtetase italiane.

Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa e plagosura është transportuar drejt spitalit jashtë rrezikut për jetën.


Shtuar 19.09.2023 16:53