Barcelona mendon për merkaton e dimrit, piketojnë “të përjashtuarin” e Ten Hag

Prej disa javësh tashmë, “fantazisti’ i sulmit, Jadon Sancho dhe tekniku i tij te Manchester United, Erik ten Hag janë në një “konflikt” të hapur me njëri-tjetër.

Konflikt që ka çuar deri në lënien jashtë stërvitjes ekipore së 23-vjeçarit të sulmit dhe duket se e ardhmja e “fantazistit” mund të jetë larg “Old Trafford”.

Për këtë gjë janë duke menduar “katalanasit” e Barcelona, me teknikun Xavi që po ndjek me shumë interes situatën mes lojtarit e trajnerit e për këtë arsye mendohet se një ofertë për Sancho mund të vijë, që në merkaton e dimrit.

Për “blaugranat” opsioni i preferuar është ai i huazimit deri në fundin e sezonit aktual, me “fantazistin”, që shihet si një transferim me shumë vlerë për “luftën” në Champions League këtë sezon, sidomos pas largimit të Ansu Fati dret “pulëbardhave” të Brighton.


Shtuar 18.09.2023 09:11