Rio Ferdinand ka pohuar se Cristiano Ronaldo u privua nga fitimi i një Topi të Artë në karrierën e tij dhe se ishte në vitin 2018, kur mesfushori i Real Madridit dhe kapiteni i kombëtares kroate, Luka Modric u shpall më i miri në botë. Sipas tij, më pas është bërë një padrejtësi dhe portugezit i është grabitur një njohje e madhe.
Ish-futbollisti i famshëm anglez po i përgjigjej një pyetjeje për Topin e Artë dhe krahasimet mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, rivalë të mëdhenj dhe një dyshe që shumëkush pretendon se duhet quajtur më e mira në botë.
I pyetur se kush ka më shumë Topa të Artë, Ferdinand befasoi me përgjigjen e tij: “Messi. Shtatë me pesë. Ronaldo u vodh në vitin kur Modric fitoi”.