E zë korrenti, humb jetën në tarracën e shtëpisë 52-vjeçarja në Tiranë

Një 52-vjeçare ka ndërruar jetë tragjikisht në tarracën e banesës së saj, pasi e zuri korrenti.

“Më datë 13.09.2023, në afërsi të një qendre tregtare shtetasja L. M., 52 vjeçe, në tarracën e banesës së saj, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

 


Shtuar 13.09.2023 13:24