Futbollistët e Koosvës dhe ata të Rumanisë janë rikthyer në fushën e blertë, pas më shumë se 40 minutash pas ndërprerjes së ndeshjes.
U deshen shumë diskutime që futbollistët e Kosovës të pranonin të rifillonte ndeshja, e cila u ndërpre pasi tifozët rumunë shfaqën banderolën raciste ku shkruhej “Kosova është Serbi”.
Në rast se ripërsëriten thirrjet raciste, ndeshja do të ndërpritet përfundimisht, dhe Kosova do të marrë fitoren në tavolinë.