Një vatër zjarri është aktivizuar ditën e sotme në fshatin Mazhë e Madhe, në Bubq të Krujës.
Mësohet se flakët të favorizuara nga era kanë djegur rreth 4 hektar ullishte e pyje. Për më tepër, zjarri po vijon të avancojë drejt disa banesave të braktisura. Sipas burimeve, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës se rrugës është e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse. Kërkohet ndërhyrje nga ajri pasi zjarri i favorizuar edhe nga era qe po fryn po avancon frikshëm e po djeg çfarë gjen përpara./Albeu.com