Fituesi i edicionit të dytë të BB VIP, duket se ka vendosur që të jetë pranë fansave të tij edhe përmes rrjeteve sociale. Ai është mjaft aktiv në profilin e “Instagram”-it, ku ndan me 611 mijë ndjekësit foto e video nga përditshmëria e tij.
Mëngjesin e kësaj të diele, Luizi ka postuar një video në “Instastory” ku tregon se është nisur për në vendlindje, Shkodër. Ai gjithashtu ka zbuluar se e shoqëron nëna e tij.
“Për Shkodër me mbretëreshën”, ka shkruar Ejlli bashkëngjitur me videon që është bërë menjëherë virale në rrjet.
Ndërkohë në videon në fjalë ai dëgjohet të thotë: “Publiku ka vendosur…”, dhe tregon nënën e tij.