Strakosha fiton “derbin” me Berishën që u shndërrua në tabelë qitjeje

Vazhdon të realizojë me ritëm të shfrenuar Ciro Immobile, që ndaj Sassuolos, në “Olimpico”, la shenjë me një dygolësh në suksesin 5-1 të bardhekaltërve.

25 gola në 22 ndeshje në total në Serinë A për sulmuesin e Lazios, që duket i pakonkurrueshëm në garën për “Këpucën e Artë” jo vetëm në Itali. Golat e tjera për ekipin e drejtuar nga Inzaghi u shënuan nga Caicedo qw po ashtu shwnoi dy gola dhe Adekanye, ndërsa finalizimi i nderit për SPAL-in mban firmën e Missirolit.

Një derbi portierësh kuqezi i fituar thellë nga “gardiani” i Lazios, me Berishën që u shndërrua në tabelë qitjeje nga vendësit.


Shtuar 2.02.2020 16:40