Sulm kibernetik sistemit të hekurudhave në Poloni, dëgjohet himni kombëtar i Rusisë

Inteligjenca polake po heton një sulm kibernetik në sistemin e hekurudhave të Polonisë.

BBC raporton se hakerët ndërhynë në sistem duke ndërprerë funksionimin e trenave në veriperëndim të vendit.

Sulmi kibernetik i hakerave u ndërthur edhe me himnin kombëtar të Rusisë dhe me një fjalim të Presidentit rus Putin.

Nga sulmi kibernetik u ndaluan menjëherë 20 trena, por shërbimi u rikthye përsëri brenda disa orësh.

Autoritetet ruse dyshojnë se sulmi kibernetik është bërë nga Rusia. Ekspertë të sigurisë kanë thënë gjithashtu se Rusia po bën sulme kibernetike në Ukrainë për të testuar mjetet e saj të hakerimeve.

Për këtë arsye shumë vende Perëndimore kanë bërë thirrje edhe më herët që shtetet të forcojnë akoma më shumë masat e sigurisë kibernetike./Albeu.com/


Shtuar 27.08.2023 19:02