Të shtëna me armë në Shëngjin, 2 të plagosur (EMRAT)

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Shëngjin.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit, te “Rana e Hedhun” dhe si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.

Ata janë dërguar në spitalin e Lezhës ku po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të dëmtuarit janë Albert Gjinaj, 28 vjeç, banues në Tiranë dhe Gentian Nikolli, 30 vjeç banues në Thumanë.

Nuk dihet ende se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e plagosjes.

/Albeu.com