Policia Rrugore e Tiranës ka evidentuar nëpërmjet pamjeve filmike një shofer i cili po kryente manovra të rrezikshme në mes të kryeqytetit.
Siç shihet në videon e bërë publike nga policia, shoferi bën drift në sheshin “Nënë Tereza” në mes të ditës duke rrezikuar kështu edhe jetën e qytetarëve.
Si pasojë, ai është shoqëruar në ambientet e policisë dhe është dëshkuar me masë administrative 60 000 lekë.
Policia thekson: Kujdes! Drifting në qendra të banuara ndalohet nga Kodi Rrugor!
/Albeu.com/