“Shet p**dhë me makinë dhe s’me jep borxhin”, arrestohen autorët e “drurit” për 25 mijë euro në Kavajë

Policia ka arrestuar autorët e sherrit që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Kavajë, ku u dhunua 49-vjeçari Zenel Lushkja.

Mësohet se konflikti nisi për shkak të një borxhi që autori i kishte Lushkjas.

AlbEu mëson se Habibi ka qenë duke lëvizur në qendër të Kavajës me makinën e tij teksa përballë ka hasur Zenel Lushkjen bashkë me disa persona të tjerë, të cilët fillimisht e kanë ndalur duke i kërkuar një borxh që ata pretendonin se ia kishte Habibi.

“Mua s’më kthen borxhin dhe shet p*rdhë me makinë!”, mësohet t’i ketë thënë Lushkja-Habibit sipas burimeve të AlbEu, gjë që ka nxitur edhe të tjerët përreth që të reagojnë duke shkuar fillimisht në grushte dhe më pas me shkopja bejsbolli.

Të tre të përfshirët në konflikt janë të afërm me njëri-tjetrin. Pasi Habibi dhe një person kanë dhunuar 49 vjeçarin Zenel Lushkja, janë larguar me automjetin e tyre nga vendi i ngjarjes për në drejtim të Durrësit. Ata u kapën pas disa orësh nga policia në lagjen numër 13 në qytetin bregdetar.

 


Shtuar 24.08.2023 10:31

Tags: ,