Politikani grek: Beleri nuk është i pafajshëm, ai ka një histori të errët

Ish-zëvendësministri i Jashtëm në qeverinë Syriza,  Nikos Xydakis ka komentuar pasditen e sotme ndalimin e Fredi Belerit, kryebashkiakut të Himarës.

Duke folur për ERT, Xydakis tha: Athina dhe Tirana e dinë rolin e Belerit. Ai nuk është një njeri i pafajshëm, ai ka një histori politike dhe një histori të errët. Duhet ta kishte pastruar këtë histori shumë muaj më parë. Dhe të mos bëhet një gjemb diplomatik në marrëdhëniet jo aq të mira mes Athinës dhe Tiranës.

Gjykata e Posaçme për Luftën kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar në tiranë rrëzoi sot kërkesën e avokatëve të Belerit, për lehtësimin e masës së sigurisë.

Avokatët kërkuan zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” me një masë të më lehtë në mënyrë që Beleri të ketë mundësi të betohet si kryebashkiak i ri i Himarës dhe të marrë zyrtarisht detyrën e tij.

Beleri ndodhet në paraburgim prej datës 12 maj. Ai u arrestua dy ditë ara zgjedhjeve të 14 majit me akuzën e blerjes së votave./Albeu.com


Shtuar 21.08.2023 15:14