Një 23-vjeçar, i cili u konfliktua me pasagjerët në avion është arrestuar në Rinas.
Në njoftimin zyrtar thuhet se u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. N., 23 vjeç.
Punonjësit e një linje fluturimi kanë njoftuar në hyrje të vendit, se ky shtetas duke qenë në gjendje të dehur, po konfliktohej me pasagjerët në avion.
Menjëherë pas njoftimit, kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë, të cilat kanë neutralizuar shtetasin E. N. 23-vjeçari, gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar me dhunë, efektivët.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./Albeu.com/