Disa fshatra të Njësisë Administrative Kukur në Gramsh kanë pësuar dëmtime të mëdha për shkak të stuhisë së breshërit dhe shiut të rrëmbyes pasditen e djeshme.
Në fshatrat Kukur, Rovje, Gribë Irmath dëmet janë të mëdha në vreshtari si dhe tokat e mbjella me kultura të ndryshme bujqësore.
Dëmtime të mëdha kanë pësuar edhe akset rrugore që lidh fshatrat me qytetin.
Në aksin rrugor Rovje-Gramsh disa përrenj kanë dalë nga shtrati, prurjet e shumta kanë sjellë inerte e shkëmbinj të përmasave të mëdha të cilët kanë shkatërruar edhe urën automobilistike që lidh qendrën administrative Kukur me zonën e Mokrës në Pogradec.
As linjat e furgonëve dhe autobusëve që lidhin fshatrat me qytetin nuk kanë qarkulluar.
/Albeu.com/