Kryebashkiakja e Durërsit, Emiriana Sako ka ndarë lajmin e trishtë të humbjes së babait të saj.
Në një postim në rrjetet sociale, Sako falenderon ata që iu gjendën pranë në këto momente të vështira dhe është shprehur e prekur nga mesazhet e shumta.
Ajo thotë se babai u ka mësuar që në fëmijëri të thonë të vërtetën, punën me nder dhe modestinë.
Postimi i plotë:
Miq të dashur, e kisha të vështirë ti shkruaja këto rreshta, e dyzuar nëse duhej ndarë apo jo ky çast-këtu, por e prekur nga mesazhet tuaja të shumta dua t’ju falenderoj nga zemra që në këto momente të vështira u gjendët pranë meje e familjes sime, për të ndarë hidhërimin dhe dhimbjen e ndarjes nga jeta të babait tim.
Që fëmijë, im atë na ka mësuar, mua e vëllezërve të mi, respektin për tjetrin, gjithmonë të themi të vërtetën, të mësonim e studionim sa më shumë, dashurinë për librin, e më vonë punën me nder, modestinë, e shumë virtyte të tjera që sot na kanë bërë ata çfarë jemi, e që nga sot, kujtimi i jetës së tij do të na shoqërojë përgjithmonë!
Babi do të na mungosh shumë!