Mos shpenzoni lart e poshtë, si të përgatisni verën e ngrohtë në shtëpi

Të gjithë e shijoni një gotë vere të ngrohtë në këto ditë dimri. E pse dilni diku jashtë me një mik apo të afërm, ju mund ta përgatisni dhe vetë. Mjafton të ndiqni rrugën më poshtë:

Përbërësit për 2 litra verë:

2 l verë e kuqe

4 shkopinj kanellë

2 lugë gjelle kardamom

10 filiza karafil

Arrëmyshk

Piper

1 kokërr portokall në feta të trasha

1 grejpfrut

200 g sheqer kaf

200 ml rum

Përgatitja:

Hedhim verën në një enë të madhe, shtojmë sheqerin dhe gjithë erëzat njëra pas tjetrës, shkruan Living. E ziejmë verën për gati 1 orë në zjarr shumë të ngadaltë, që gjithë erëzat të lëshojnë aromë në mënyrë organike.


Shtuar 2.02.2020 08:02