E ekzekutoi për xhelozi, detaje të reja nga krimi makabër në familjen Lika

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak para mesnatës së djeshme në Durrës ku bashkëshorti qëlloi për vdekje me thikë gruan e tij.

Mësohet se kanë qenë pikërisht motivet e xhelozisëshkaku i vrasjes së 33 vjeçares.

Lulzim Lika qëlloi disa herë me thikë bashkëshorten e tij Manjola, duke i shkaktuar vdekjen.

Çifti Lika kanë tre fëmijë të vegjël, më i madhi 10 vjeç dhe më i vogli 2 vjeç, përkatësisht dy vajza dhe një djalë. 45 vjeçari shkonte herë pas here në Greqi si emigrant.

45 vjeçari pasi ka kryer krimin është larguar nga banesa dhe në ndjekje të tij janë vënë shërbimet e Policisë. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.


Shtuar 2.02.2020 07:51