Zelensky: Do të luftojmë ndaj sulmeve ruse në Detin e Zi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë të martën se Ukraina do të luftojë ndaj sulmeve të Rusisë në Detin e Zi, në mënyrë që të mundë të importojë dhe eksportojë drithëra dhe mallra të tjera përmes ujërave të tij.

Deklaratat e tij, të publikuara në uebsajtin e presidencës ukrainase, vijnë pak ditë pasi dronët detarë ukrainas, të mbushur me eksplozivë, e dëmtuan një anije luftarake ruse, pranë një porti rus, dhe e goditën edhe një cisternë ruse të naftës.

“Nëse Rusia vazhdon ta mbizotërojë Detin e Zi, jashtë territorit të saj, duke bllokuar mallrat dhe udhëtarët, apo duke shtënë ndaj nesh përsëri, duke goditur portet tona me raketa, Ukraina do ta bëjë të njëjtën. Kjo është një mbrojtje e drejtë e mundësive tona, e cilitdo korridor”, tha Zelensky.

Ukraina është përgjigjur me sulme me dronë nga deti ndaj një cisterne ruse të naftës dhe ndaj një luftanijeje ruse në bazën e saj detare, Novorossiysk, pranë një porti të madh të drithit dhe naftës.

Rusia i bllokoi portet ukrainase në Detin e Zi në fillim të pushtimit të saj në shkurt 2022./Albeu.com/


Shtuar 8.08.2023 20:52