Qëndrimi i portierit legjendar, Gianluigi Buffon, te Juventusi ka përfunduar me mbarimin e këtij sezoni.
Edhe pse në moshën 43 vjeçare, ai akoma nuk është duke u pensionuar nga futbolli, por po i thotë lamtumirë Zonjës së Vjetër.
Ikona italiane iu bashkua Bianconerëve në vitin 2001 nga Parma, ndërsa në sezonin 2018/2019 u largua drejt Paris Saint-Germainit, për t’u rikthyer sërish.
Kësaj radhe, gardiani i mirënjohur e ka konfirmuar largimin nga Juventusi, ndërsa klubi ka zgjedhur 10 prej pritjeve më të mira të tij me fanellën bardhezi.
“Ka pasur shumë pritje të Gianluigi Buffon! Por, këtu jua sjellim dhjetë momentet më të mira në aksion të portierit më të mirë të të gjitha kohërave (theGOATkeeper)”, shkruan në postimin e Juventusit.