Përfundon takimi Koeman-Lamporta, a do vazhdojë holandezi?

Ronald Koeman  ka mbajtur sot një takim me presidentin, Joan Laporta.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se të dy kanë analizuar sezonin që sapo përfundoi, shkruan Albeu.com.

Nga takimi mësohet se Koeman do të vazhdojë edhe për një tjetër sezon të Barcelona.

Megjithatë, për këtë çështje pati një prononcim për media agjenti i Ronald Koeman, Rob Janse.

“Ndjenja është pozitive. Është madje aq mirë sa që Koeman mund të qëndrojë edhe më gjatë (se 2021/22). Por ne nuk jemi ende kaq larg, do të pasojnë më shumë biseda ”, tha ai për Telegraaf.

Gjithçka do të vendoset në takimin e ardhshëm që do të mbahet mes palëve. /albeu.com/


Shtuar 25.05.2021 23:55