Dhjetëra qytetarë të Tiranës si dhe aktivistë të “Lëvizjes Bashkë”, kanë protestuar pasditen e së dielës në qendër të kryeqytetit për të mbrojtur lulishten, në të cilën ëhstë projektuar të ndërtohet një kullë gjigante.
Kulla e cila është projektuar të ndërtohet mes nëntëkateshve dhe TOB, do të zinte hapësirën e fundit publike të mbetur në Tiranë e cila shfrytëzohet për tu argëtuar nga qytetarët.
“Këta ulërasin do të bëjmë Dubai, por Dubai ngrihet mbi asgjë. Hiqni dorë, mos ju bindni një njeriu pa dinjitet. Çdo pallat që ngrihet në Tiranë është një vrasje”, u shpreh një protestues.
Pedagogu Ervin Goci pjesë ekësaj proteste u shpreh se ky sistem nuk do të ndalojë deri sa të ndëtojë në çdo cep të vendit.
“Kjo kauzë dhe shumë kauza të tjera, ndërtimi në Tiranë nuk ka asnjë dallim nga inceneratori. Skema e inceneratorëve ndoshta është më e shpejtë, por skema të tilla janë grabitje. Toka këtu është pasuri publike, siç mbrohen taksat duhet mbrojtur edhe prona.”, tha ai.