Një sipërfaqe me pisha është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në zonën e Peshtanit në Fier.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara edhe nga era dhe temperaturat e larta, ndërsa fikja e tyre bëhet tepër e vështirë.
Pranë vendit të ngjarjes aktualisht ndodhen 25 efektivë zjarrfikës të repartit të Fierit të cilët kanë lokalizuar zjarrin ndërsa në një terren të vështirë po punojnë për mbajtjen nën kontroll e fikjen e tij.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së flakëve, ndërkohë që në këto ditë me temperatura të larta rreziku nga zjarret është shumë i madh.