“5 vite punë në Shqipëri, pastaj diploma” studentët e Mjekësisë protestë para Kuvendit: Nuk pranojmë të na internoni!

Studentët e mjekësisë, ashtu siç kishin paralajmëruar, kanë nisur protestën para Kuvendit, ndërsa sot pritet të votohet gjatë seancës plenare ligji që i detyron ata të punojnë 5 vite në vend dhe më pas do të diplomohen.

Me megafon, studentët kanë bërë thirrje në kor, përmes disa vargjeve kundër qeverisë.

“Parlamentit i bëjmë thirrje; ne studentët duam zgjidhje, nuk pranojmë në internim

Koston e mban veç prindi im

Mos u dehni nga marria,

lini të vendosë drejtësia!

Nuk kam borxhe për të larë,

s’jam i ulët e as tradhtar

Nuk do të ngrihem për të ikur,

por për shpresën që na keni fikur!”, thuhet në vargjet që përsëritën disa herë në kor studentët e mjekësisë.


Shtuar 20.07.2023 09:51