Ricky Martin mbërrin në Tiranë dy ditë para koncertit madhështor, ja mesazhi i tij

Ricky Martin mbërritur në Tiranë që ditën e sotme. Lajmin e ka dhënë vetë këngëtari portorikan nëpërmjet rrjeteve sociale ku shkruan.

“Shqipëri, kemi ardhur”.

Ndërkohë në videon e postuar nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shohim yllin e muzikës latine në aeroportin e Rinasit shoqëruar nga dy djemtë dhe stafi i tij, dy ditë para koncertit të madh.

Ricky ka zgjedhur të udhëtojë drejt kryeqytetit dy ditë para koncertit për ta vizituar atë nga afër para se të ngjitet në skenë.

 

 

Koncerti i Rickyt në vendin tonë vjen pas atij të Enrique Iglesias. Tingujt e nxehtë të muzikës latine të luajtur nga orkestra e TKOBAP, nën dirigjimin e maestro Jacopo Sipari do të shkrihen me zërin fantastik të Ricky Martin në një performancë live më 20 Korrik.

Sheshi “Skënderbej” është gati të presë më shumë se 10000 spektatorë të cilët do të përjetojnë si asnjëherë tjetër një spektakël të tillë me hite si : “Livin la vida loca”, “The cup of life”, “ Maria”, “La bomba”. Koncerti mban emrin “Ricky Martin Symphonic”.


Shtuar 18.07.2023 19:28