Ne nuk do të flasim me ju për rezultatet e larta në testet e inteligjencës. As nuk do t’ju pyesim nëse keni qenë student në moshën 20-vjeçare ose nëse keni arritur të futeni në universitet në moshën 15-vjeçare apo të përfundoni doktoraturën në 6 muaj.
Karakteristikat e njerëzve të zgjuar janë shumë të ndryshme nga ato që mendoni…
Duke lexuar tekstin e mëposhtëm do të arrini në përfundimin se mes nesh ka Ajnshtajnë modernë dhe se ndoshta edhe ju jeni njëri prej tyre…
Le të shohim në detaje…
Jeni të famshëm për humorin tuaj
Humori i mirë, përveçse një shenjë e padiskutueshme sharmi, është edhe një nga shenjat më të forta të inteligjencës.
Hulumtimet e fundit, në fakt, kanë treguar se i ashtuquajturi humor i zi, i cili është më kaustik dhe mendohet se është produkt i një procesi më kompleks të trurit, lidhet me një IQ më të lartë.
Ndaj kini parasysh se nëse keni humor, bëni batuta të çastit dhe krijojnë ilaritet, atëherë jeni me IQ ndjeshëm më të lartë se të tjerët.
“E vetmja gjë që di është se nuk di asgjë”
Njerëzit që e kuptojnë se nuk mund të dinë gjithçka, janë më të zgjuar. Shpjegimi është i thjeshtë: ata nuk kanë frikë të thonë “nuk e di”, por më pas do të bëjnë gjithçka për të zbuluar atë që nuk dinë.
Në përgjithësi, njerëzit me një IQ të lartë priren të nënvlerësojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre dhe të besojnë se performanca e tyre në shkollë, në punë, etj., nuk është e lartë, assesi më e mirë se e plot të tjerëve.
Por edhe kjo është shenjë e një IQ më të lartë se plot të tjerë.
Po, kaloj mirë vetëm
Njerëzit e zgjuar kanë një karakteristikë që disa mund ta konsiderojnë të metë: ata janë mjaft individualistë.
Në fakt, ata janë aq individualistë sa u pëlqen të kalojnë kohë vetëm dhe jo gjithmonë e shijojnë shoqërinë e njerëzve të tjerë.
Ju jeni pak… një dështak
Si lidhet koeficienti i inteligjencës më të lartë me pakujdesinë? Sipas ekspertëve, ngatërrimi pak më shumë nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe, edhe në punë.
Sepse një person i zgjuar do të përdorë kohën që me sa duket po shfrytëzon apo po “blen” për të dalë me një ide origjinale dhe novatore.
Njerëzit me një IQ më të lartë ndoshta kanë disa mënyra jokonvencionale për të punuar dhe përballuar detyrat e tyre.
Ju e keni bërë natën – ditë
Sa më i zgjuar të jeni, aq më i prirur jeni për netët me orët e vona, pasi njerëzit me mendjet më të ndritura e kanë zakon të shkojnë në shtrat më vonë se njerëzit e zakonshëm (me zgjedhje, jo për shkak të rrethanave), por edhe të zgjohen më vonë.
Pra, nëse jeni vonë për në punë në mëngjes, tregojini shefit tuaj se nuk është faji yt, por… i IQ tënde të lartë!