Euro drejt barazimit me lekun, dollarit nuk i mbajnë më “frenat”, dramë me kursin e këmbimit: Çfarë ndodhi sot

Euro është duke zhvlerësuar me shpejtësi ndaj Lekut. Ky fenomen i çuditshëm ka marrë udhë që prej fillimit të këtij viti, ndërsa gjatë qershorit dhe korrikut zhvlerësimi i euros ndaj lekut ka qenë më i shpejtë duke na çuar sot në mundësinë që të ketë një barazim të tyre në vetëm pak ditë nëse performanca vijon e tillë.

Banka e Shqipërisë publikoi pak më parë kursin mesatar të këmbimit mes dy monedhave gjatë ditës së sotme duke raportuar se 1 euro është këmbyer mesatarisht me 103.35 lekë si kurrë më parë!

Euro ka humbur 0.25 pikë vetëm brenda 24 orëve, ndërsa po aq dramatike paraqitet situata edhe sa i përket dollarit amerikan, i cili tashmë është në raportin 1 USD=92.01 lekë duke humbur 0.76 pikë vetëm brenda një dite. /albeu.com

 


Shtuar 14.07.2023 14:19