Vendimi i Gjykatës: Uji që furnizohet Tirana nuk është i sigurt për t’u pirë

Gjykata Administrative e Tiranës ka pranuar të Hënën, se cilësia e ujit që furnizohet kryeqytetit është jashtë parametrave që garantojnë cilësinë e konsumimit.

Me një vendim të paprecedentë, Gjykata ka ngarkuar shoqërinë civile të “mbikëqyrë” shoqërinë shtetërore Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a, në masat që do të ndarmarrë në përmirësimin e cilësisë së ujit.

Në vitin 2017, “Qendra Res Publika” dhe shoqata “Impetus” iu drejtuan gjykatës së Tiranës për të detyrua ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizime të ndërmarrë masave që garantojnë cilësinë e ujit të pijshëm në qytetin e Tiranës.

Sipas, akt-padisë, në zona të ndryshme të Tiranës, niveli i escherichia coli (bakter i dëmshëm për shëndetin) është më shumë se norma e lejuar sipas rregullores për ujin e pijshëm.

E njëjta gjë ndodh dhe me nivelin e streptococci faecal, bakter i dëmshëm për shëndetin, ndërsa niveli i Klorit (kimikat) rezulton shpesh herë të jetë mbi 0.5 (norma maksimale e lejuar nga VKM nr. 379, dt. 25.05.2016.

“Ka rezultuar se analizat mikrobiologjikë apo kimikë që garantojnë cilësisë së ujit të pijshëm. janë bërë nga një laborator i pa akredituar, duke mos dhënë asnjë garanci për asnjë parametër“-thuhet në akt-padi.

Pas katër vjetësh betejë ligjor, Qendra Res Publika ia ka dalë të sigurojë nga gjykata një vendim, të paprecedent, i cili do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së ujit në kryeqytet.

Gjykata urdhëroi Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a. të monitorojë dhe të analizojë të gjitha parametrat e ujit të pijshëm në Tiranë. Sipas vendimit, ndërmarrja e Ujësjellës– Kanalizime është e detyruar që këto rezultate të analizave ti dërgojë në Institutin e Shëndetit Publik, për të përcaktuar masat që duhet të merren për të përmirësimin cilësisë së ujit.

Po kështu, gjykata urdhëroi ndërmarrjen Ujësjellës –Kanalizime Tiranë të raportojë tek “Qendra Res Publika“ dhe shoqata “Impektus” rezultatet periodike të analizave si dhe masat që do të ndërmarrë, kjo ndërmarrje që do të çojnë në garantimin e cilësisë së ujit të pijshëm.

Avokati Dorian Matlija e konsideroi vendim si një hap të rëndësishëm që do të ndikojë në përmirësimin e gjendjes së furnizimit me ujë të pijshëm të kryeqytetit.

“Tashmë kemi dhe një vendim gjykate e cila pranon dhe zyrtarizon se uji i pishën nuk ka parametrat e duhura në Tiranë. Ajo që kemi fituar është, si të thuash, ne jemi bërë auditues të shoqërisë shtetërore, Ujësjellës Kanalizime Tiranë, të cilët gjykata i urdhëron, jo vetëm bëjë analizuat periodike të ujit të pijshëm por të na vërë në dijeni dhe ne si paditës, “Qendrës Res Publika dhe shoqatën e “Impektus” për rezultate dhe hapat që ajo do të ndërmarrë në përmirësimin e cilësisë së ujit”-deklaroi pas vendimit të gjykatës Administrative të Tiranës, avokati Dorian Matlija./tpz


Shtuar 24.05.2021 18:24