India regjistron më shumë se 300 mijë vdekje në total

India raportoi 4,454 viktima të reja Covid-19 të hënën dhe tani është vendi i tretë në botë pas Brazilit dhe Shteteve të Bashkuara që tejkalon më shumë se 300,000 vdekje zyrtare.

Gjithashtu sot janë shënuar më shumë se 220,000 raste të reja, duke u bërë kështu dita e katërt që numri I rasteve ka qenë në rënie.

Kriza në Indi ka bërë që njerëzit të kritikojnë kryeministrin Narendra Modi, duke e akuzuar se nuk ka bërë aq sa duhet për të parandaluar katastrofën dhe për minimizimin e numrit të të vdekurve./albeu.com

Shtuar 24.05.2021 18:27