“Dosja Ahmetaj”, Bardhi: Janë të përfshirë edhe emra të tjerë zyrtarësh socialistë

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, duke folur për mediat, theksoi se veç Arben Ahmetajt në dosjen e inceneratorëve ka edhe emra të tjerë.

Sipas tij opozita do të kërkojë mëngjesin e nesërm që të ndryshojë rendin e ditës për t’i dhënë që nesër “dritën jeshile” SPAK-ut që të vijojë me arrestimin e Ahmetajt dhe mos pritet e hëna.

Gjithashtu, ai zbuloi se në dosjen e SPAK për Ahmetajn dalin edhe emrat e Damian Gjiknurit, Ermonela Felajt, Fadil Nasufit dhe Baftjar Zeqos.

Siç besoj e keni transmetuar dhe është mësuar, Këshilli me votë unanime vendosi ti rekomandojë seancës plenare përmbushjen e kërkesës së lirisë, arrestimin dhe kontrollinn e banesës për deputetin Ahmetaj.

Opozita sot në Këshillin e Rregullores dhe Mandateve depozitoi raportin e saj me shkrim. Kërkesa jonë ishte që raporti të shqyrtohej si pikë e parë e rendit të ditës në mbledhjen e nesërme por u vendos në mënyrë arbitrare që të shqyrtohej të hënën. Nesër që në mëngjes do të depozitojmë kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës të seancës së nesërme. Çdo vonesë është pengim i drejtësisë.

Disa nga emrat janë bërë publike sikundër disa të tjerë janë të kallëzuar prej nesh. Damian Gjiknuri, Ermonela Felaj, 2 ish kryetarë bashkie, sot deputetë, Fadil Nasufi, Baftjar Zeqo. Kjo organizatë kriminale, pse po veçohen çështjet nga SPAK se duket qartë që ka një qëllim që kjo veprimtari të mos trajtohet si grup i strukturuar kriminal. Mëshirë pë rata që abuzojnë me detyrën e shpërdorojna ëbeisamin e qytetarëve dhe nga të pastrehë bëhen me vila nga veprimtari korruptive, s’ka për të pasur kurrë nga deputetë të opozitës.

Avokatët nuk e deklaruan vendndodhjen e Ahmetaj, pohuan komunikimin. Jam i bindur që Prokuroria do e vazhdojë hetimin qoftë për episode të tjera apo zyrtarë apo ish zyrtarë. Kam besim të plotë, dua të besoj që SPAK do e përmbushë pritshmërinë. Ky akt për zv.kryeministrin është vetëm një e dhënë, kemi nevojë për luftë pa kompromis ndaj korrupsionit. Kemi për të krijuar një grup të ri në 313 apo paraburgimin e Durrësit”, tha Bardhi.

Ditën e sotme mazhoranca dhe opozita pranuan kërkesën e SPAK për t’i hapur rrugë arrestimit të Arben Ahmetajt.


Shtuar 12.07.2023 19:27