Parlamenti Europian miraton amendamentin grek për lirimin e Fredi Belerit

Shqipëria është nën presion edhe nga Parlamenti Europian, për të liruar Fredi Belerin.

Mediet greke shkruajnë se Parlamenti Europian ka miratuar një rezolutë që përmban një amendament për lirimin e Fredi Belerit, i cili u arrestua para zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Amendamenti për “lirimin e menjëhershëm të kryebashkiakut të Heimarrës, Fredi Beleri” dhe për “mbrojtjen e pronave të pakicës kombëtare greke”, është paraqitur nga Partia Popullore Europiane dhe Eurogrupi i së Majtës në Raportin mbi Procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe u votua sot.

290 eurodeputetë votuan pro projektligjit dhe 260 kundër.

Konkretisht, në rezolutë thuhet:

“Parlamenti Evropian shpreh shqetësimin e tij për arrestimin e kryetarit të ri të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, në prag të zgjedhjeve vendore të majit, dhe pengimin e kryetarit të zgjedhur për të marrë detyrat e tij, pasi ai mbetet i burgosur edhe sot e kësaj dite”, theksohet në arsyetimin e vendimit për miratimin e amendamentit.

Amendamenti u mbështet nga eurodeputetët grekë të të gjitha partive.

Njoftimi nga qeveria:

“Amendamenti i Raportit të vitit 2022 për Shqipërinë në lidhje me arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, nga autoritetet shqiptare u votua sot në seancën plenare të Parlamentit Europian. Amendamenti në fjalë është paraqitur nga Partia Popullore Evropiane me nismën e Eurogrupit të Demokracisë së Re pas deklaratave përkatëse të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dhe asaj që ai ngriti me vetë Edi Ramën gjatë takimit të tyre të fundit, në margjinat e samitit të NATO-s.

Nëpërmjet këtij amendamenti specifik, eurodeputetët shprehin shqetësimin e tyre të fortë lidhur me arrestimin e kryetarit të ri të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, në prag të zgjedhjeve bashkiake të majit, nga autoritetet shqiptare, i cili shkeli prezumimin e pafajësisë dhe pengoi kryebashkiakun e zgjedhur të marrë përsipër detyrat e tij, pasi edhe sot e kësaj dite qëndron i burgosur.

Në të njëjtën kohë, ata theksojnë se kjo çështje lidhet me respektimin e përgjithshëm të të drejtave themelore, çështjen e pazgjidhur të pronave të pjesëtarëve të pakicës etnike greke në zonën e komunës dhe akuzat për shkelje nga shteti. Kështu, sot nga Brukseli u dërgua një mesazh i qartë kumbues, se taktikat e autoriteteve shqiptare kundër minoritetit grek nuk tolerohen as nga qeveria greke dhe as nga Parlamenti Europian dhe se rruga europiane për Shqipërinë kalon përmes respektimit të rregullat e shtetit ligjor dhe respektimi i të drejtave të njeriut të të gjithë qytetarëve të saj”./Albeu.com.

 


Shtuar 12.07.2023 19:41