FIFA bllokon merkaton e Al Nassr

FIFA ka ndaluar Al-Nassr të regjistrojë lojtarë të rinj për 3 hapësira merkatoje. Skuadra ku luan Cristiano Ronaldo dhe ka shpenzuar qindra milionë për të afruar edhe të tjerë futbollistë të njohur është penalizuar pasi nuk i ka paguar Leicester 460 mijë Euro sipas gazetës “Mirror”.

Një shumë qesharake për fondet që ka klubi. Këto para janë shtesat për paraqitjen e sulmuesit nigerian Ahmed Musa, i cili luajti nga 2018 deri në 2020 tek ekipi arab.

Një situatë që pengon regjistrimin e Marcelo Brozovic me të cilin është arritur marrëveshja për ta marrë nga Inter. Nëse kryhet pagesa atëherë është i mundur regjistrimi i çdo lojtari.

Arabia Saudite kohët e fundit po shpenzon shuma marramendëse për të bindur futbollistë me emër që të luajnë në këtë kampionat.


Shtuar 12.07.2023 18:10