Projektligji për kanabisin në vendin tonë u miratua në parim sot në Komisionin për Ekonominë dhe Financat vetëm me votat e mazhorancës.
Miratimi është shoqëruar me debate nga opozita, e cila kërkoi që projektligji të mos votohej pasi nuk ka informacion të mjaftueshëm. I pranishëm në komision ishte gjithashtu edhe deputeti demokrat, Saimir Korreshi.
Të lidhura
None found
Gjatë fjalës së tij Korreshi ironizoi projektligjin duke thënë se nuk duhej të ishte hartuar pa marrë mendimin e çunave të Londrës, të cilët të jepnin eksperiencën e tyre për kultivimin e kanabisit.
“E mira është ti marrim se bëjnë rolin e agronomit, pse i lëmë në emigrim vijnë këtu. Lazarati është një shkallë më lart, ka nis tek ABZHR tani. Grupet e interesit, çunat që rrinë në Londër që punojnë shpi bari gjynah të vijnë me eksperiencë, farën e kanë, të zgjedhin llojin e farës, të japin mendim për mënyrën si jepet rendimenti. A po flasim për hashashin tani”, tha Korreshi.
Gjithashtu Korreshi publikoi sot një foto në rrejtin e tij social Facebook, ku ironizon sërish ligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor.
Krahas fotos ku pozon sikur konsumon lënëdë narkotike nga Komisioni, Korreshi shkruan: Drejperdrejt nga Komisioni i Ligjeve, ku po diskutohet projektligji per Kanabisin. Qivirria nuk harroj te sillte edhe nga nje teke per prove ne menyre qe kur te votohet komisioni ti kete trute dhalle po nga ajo e thartuara.
