Përplasje mes banorëve dhe policisë për burimin e Sinecit, 3 të plagosur

Vijon protesta nga banorët e Lumasit në Kuçovë për të mbrojtur burimin e ujit të Sinecit.

Ditën e sotme nuk kanë munguar as përplasjet e forta mes banorëve dhe policisë.

Mësohet se si pasojë e përplasjeve me Policinë, 3 banorë të zonës kanë mbetur të plagosur, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar dhe efektivë të ekipit ‘Shqiponja’. Banorët e kësaj zone vijojnë të protestojnë pasi kundërshtojnë ndërtimin e një ujësjellësi.

Sipas banorëve, burimi i Sinecit është i vetmi në këtë zonë dhe se është kthyer në një atraksion turistik. Banorët shprehen se projekti është bërë pa praninë e tyre dhe për këtë arsye kanë penguar punën e fadromave e firmës private që është shpallur fituese.


Shtuar 24.05.2021 12:34