Meta nuk shkoi në mbledhjen e Komisionit Hetimor, Spartak Braho: Të merret me forcë

Sekretarja e Komisionit Hetimor për Metën, Klotilda Bushka i është përgjigjur presidentit në lidhje me refuzimin e dytë për tu paraqitur në komision.

Bushka në fjalën e saj para komisionit është shprehur se Kuvendi është legjitim dhe se kreu i shtetit mund të merret me forcë.

“Jemi legjitimë dhe na duhet të përmendim këtu edhe disa fakte të tjera. Të gjitha pretendimet për të mos njohur këtë Kuvend, rrëzohen nga Komisioni i Venecias. Mund të merret dhe me forcë. Në këtë fazë jemi tani, unë çmoj që nuk ka vullnet nga ana e Presidentit për tu dëgjuar në këtë komision”, ka thënë ajo.

Edhe deputeti Spartak Braho nuk hezitoi të thotë se presidenti mund të merret edhe me forcë, pasi nuk ka vullnet. /albeu.com/

 

 

Shtuar 24.05.2021 12:31