Një tërmet me magnitudë 4.1 Rihter ka goditur Italinë mëngjesin e kësaj të mërkure, 5 korrik 2023.
Tërmeti është riregjistruar rreth orës 06:07 të mëngjesit në zonën e Cesaro.
Mediet ne Itali bëjnë me dije se thellësia e tërmetit ishte 19 kilometra. Pak minuta pas tërmetit të parë u regjistrua edhe një tjetër tërmet me magnitudë 2 rihter.
Nuk është raportuar për dëme materiale e as të lënduar. Autoritetet në Itali ka qenë në kontakt me strukturat vendore të Shërbimit Kombëtar të Mbrojtjes Civile./albeu.com/